Modeli pioner i veturës më të shitur elektrike në botë – NISSAN LEAF po e mban kryesimin botëror me shitje, edhepse e njëjta ende nuk ka debutuar në tregun më të madh, atë të SHBA-ve. Për t’i vënë numrat në kontekst, i bie që Nissan ka shitur për një të tretën e veturave të saj për një muaj sa rivali Tesla që ka shitur gjatë gjithë vitit 2016. Dhe kjo gjithsesi se është mbresëlënëse si e dhënë.
Deri më tani, NISSAN LEAF ka qenë vetura #1 elektrike në botë, për nga numri i njësive të shitura, pasiqë brenda muajit të parë pas lansimit, vetura e famshme dhe shumë e kërkuar elektrike e prodhuesit më të madh të veturave në botë, është shitur në më shumë se 23,000 njësi, duke i thyer të gjitha pritjet dhe parashikimet e gjithë analistëve të tregut.
Kohët e fundit është raportuar se shitjet e reja të LEAF goditën 4.000 njësi (3.629 për të qenë të saktë) në muajin e parë në Japoni, plus një sasi pothuajse e barabartë e LEAF është shitur edhe në Evropë. Por kjo nuk është e gjitha. Nëse shohim porositë aktuale të vendosura nëpërmjet tregtarëve, numrat e NISSAN LEAF fluturojnë.
Disa raporte vënë totalin e urdhëruar në Japoni në 9,600 njësi vetëm për muajin tetor. NISSAN përmbushi 3,629 nga këto porosi deri më tani.
“Në Japoni, gjenerata e re e LEAF – veturës elektrike tashmë ka grumbulluar më shumë se 19,000 urdhra. Kostoja e këtij modeli shkon në 3,990,600 jen, që është ekuivalente me 35,000 dollarë.”
Pra, në qoftë se Nissan ka 19,000 njësi të LEAF të shitura dhe të porositura vetëm në Japoni, atëherë me Evropën, kjo shifër jep njësi të pakrahasueshme dhe arrin në 23,000-plus njësi të shitura të LEAF 2018, edhepse është vetëm muaji i parë që vetura është në dispozicion në tregun aziatik dhe atë evropian, përjashtuar SHBA-në.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...