Policia italiane ka shkatërruar një rrjet prostitucioni që drejtohet nga shtetas shqiptar, raportojnë sot miat italiane.
Xhiroja e prostitutave ishte aktive sidomos në orët e mbrëmjes dhe natën në rrugën “Carlo III”, një rruga e gjerë që kalon disa nga komunat e Casertas, duke përfunduar vetëm disa hapa nga Reggia di Caserta.
Kjo gjë është verifikuar nga hetimi i koordinuar nga Prokuroria e Santa Maria Capua Vetere që ka çuar sot në ekzekutimin e e urdhër-arresteve për 9 të hetuar, 5 me burg, 1 në arrest shtëpie, 2 detyrim paraqitje dhe për një tjetër ndalimin e banimit në provincën e Casertas.
Hetimi nxori në dritë një rrjet të madh të shfrytëzimit të prostitutave të kombësive të ndryshme, të paktën 15 femra të identifikuara./syri.net
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...