Fansat e bendit Queen janë mërzitur me të marrë vesh që faltorja e dedikuar për Freddie Mercury para vilës së tij 20 milionë dollarësh është prishur nga ish e dashura e tij.
Mary Austin thuhet të jetë acaruar me grafitin e vazhdueshëm dhe vandalizmat në Garden Lodge, Londra perëndimore, transmeton portali arbresh.info
Austin që tani ka 66 vjet, ishte në lidhje në vitet 1970 me Mercuryn dhe jetoi me të për 20 vjet, asaj iu la prona dhe pasuria e tij prej dhjetë milionë dollarësh në testamentin e tij.
Fansat e frontmenit të Queen vizitonin vendin dhe linin mesazhe në muret e kopshtit, poezi, fotografi e lule.
Por, Austrin tani ka vendosur shenja paralajmëruese, ku thotë se do të thërrasë policinë nëse njerëzit lënë gjëra para shtëpisë së saj./arbresh.info/
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...