Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Zyrtari Kryesor Operues i MCC, Jonathan Nash, me të cilin bisedoi rreth lansimit të sotëm të Fondacionit Kosovar të Mijëvjeçarit, si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me implementimin e tij.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast falënderoi Jonathan Nash dhe SHBA-të për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës, duke thënë se Qeveria e Kosovës do të punoj fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, përshpejtimin e projektit të Termocentralit “Kosova e Re”, dhe aspekte tjera me rëndësi për vendin.
“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ndihmën që populli amerikan dhe SHBA-të, kanë dhënë për Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj.
Zyrtari Kryesor Operues i MCC, Jonathan Nash, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke vlerësuar përkushtimin e tij në agjendën shtetërore.
Më tej, Nash tha se ndihet mirë që ishte i pranishëm në lansimin e Fondacionit të Korporatës së Mijëvjeçarit në Kosovë, dhe vlerësoi se Qeveria e Kosovës ka qenë partner në këtë rrugëtim duke mirëpritur thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.
Zjarr në një banesë në Ferizaj
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...