Nisma për Kosovën ka mbajtur konferencën e parë për medie, pas përfundimit të zgjedhjeve të së dielës.
Sekretari i Nismas për Kosovën, Bilall Sherifi ka falenderuar qytetarët e Malishevës, për përkrahjen e ofruar, me ç’rast kandidati i tyre Ragip Begaj doli fitues, raporton Ekonomia Online.
Ndër të tjera Sherifi bëri të ditur edhe koalicionet që kanë pasur në Komuna dhe qeverisjen që do ta vazhdojnë me partitë tjera.
“Në Prizren ka pasur një marrëveshje Mytaher Haskuka me Zafir Berishën. Në Komunat ku Nisma ka pasur koalicion ka pasur fitore. Në Suharekë, Rahovec, Vushtrri, Mitrovicë, Ferizaj e Kamenicë. Vendimi ka qenë nga kandidatët e NISMAS që të jemi në bashkëqeverisje në 11 komuna në mandatet katër vjeçare”, u shpreh Sherifi.
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...