Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka njoftuar se procesi i pranimit të materialit të ndjeshëm nga 19 komuna që kanë shkuar në raundin e dytë dhe rivotimi në Partesh ka përfunduar.
Sipas QNR-së, procesi i pranimit ka filluar mbrëmë në ora 20:40, shkruan arbresh.info.
Materiale janë pranuar nga 1784 vendvotime.
“Ju njoftojmë se procesi i pranimit të materialit të ndjeshëm nga 19 komuna që kanë shkuar në raundin e dytë dhe rivotimi në Partesh ka përfunduar. Procesi i pranimit ka filluar më 19 nëntor 2017 në ora 22:40 dhe ka përfunduar më 20 nëntor 2017 në ora 14:15. Gjithësej janë pranuar materiale nga 1,784 vendvotime”, thuhet në njoftim.
/arbresh.info/
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...