Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Sochi të Rusisë, ka njoftuar Kremlini.
Vizita katërditore e liderit pro-rus, përfshinë vizitën në Moskë, ku ai do të takohen me kryeministrin, Dmitry Medvedev.
Pozita e Zemanit është më shumë ceremoniale, megjithatë komentet e tij mbështetëse ndaj Rusisë në të kaluarën, kanë ngritur shqetësime në qeverinë çeke dhe aletët perëndimorë.
Zeman e kishte quajtur aneksimin e Krimesë nga Rusia, si “fakt të kryer” dhe kishte thënë se duhet të ketë dialog rreth kompenzimit rus në Ukrainë, mundësisht me gaz, naftë apo para.
Në vitin 2016, ai kishte shprehur frustrim ndaj pëfshirjes “joligjore” siç e quajti ai të SHBA-së, në luftën civile në Siri, duke lavdëruar Rusinë për “kampanjën kundër terrorizmit” në shtetin e Lindjes së Mesme.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?