Nga viti i ardhshëm Kryeprokurori i Shtetit me bashkëpunëtorët e tij, dy herë në vit, do të organizojë takime me të gjithë redaktorët kryesorë dhe gazetarët përgjegjës për sektorin e drejtësisë, të cilët përcjellin veprimtarinë e tyre, raporton arbresh.info.
Përveç kësaj, kryeprokurori Aleksandër Lumezi thotë se dy herë në vit do t’i ftoj edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, në të cilat takime do të ketë mundësi që në mënyrë të hapur të bisedojmë dhe t’i shkëmbejmë mendimet por edhe t’i dëgjojmë kritikat për punën tonë.
“Dua të theksoj se qëllimi jonë është që të kemi raporte të mira me media dhe shoqërinë civile, ky bashkëpunim në mes të Prokurorisë së Shtetit dhe mediave duhet të ketë për qëllim eliminimin e dobësive brenda sistemin prokurorial por edhe eliminimin e dobësive në skenën meidatike, por edhe një varg devijimesh brenda këtyre sistemeve,” është shprehur Lumezi në një tryezë të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Aty u prezantua raporti “Treguësit për nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”.
Zyra e KPSH së bashku me KPK dhe me ndihmën e Organizatës Europiane për bashkëpunim dhe siguri janë duke punuar në nxjerrjen e strategjisë dhe planit të veprimit për marrëdhënie me media.
“Dua të ju përkujtoj që është shumë e rëndësishme të bëjmë përpjekje që mediat të vijnë deri te informacionet nëpërmjet të rrugës zyrtare, duke iu larguar të dhënave jozyrtare, të cilat në disa raste të caktuara tregohen si të pasakta dhe të pa vërteta,” shprehet Lumezi.
Sipas tij, edhe përgjegjësia e mediave dhe profesionalizmi i tyre duhet te jetë temë e diskutimit, raporton arbresh.info.
“Kjo është çështje kruciale dhe na përkujton që marrëdhëniet në mes te Prokurorisë dhe mediave duhet të jenë dyanshme dhe se përveç transparencës së Prokurorisë dhe të drejtës së opinionit për t’u informuar nënkupton edhe përgjegjësinë e mediave.”
Vetë Lumezi thotë se “nuk mund të kemi drejtësi në këtë vend nëse kemi media të ndikuara dhe të varura nga grupet e ndryshme të interesit dhe e kundërta e padobishme do të jetë puna e mediave nëse kemi prokurori të njëanshme dhe të influencuar.”
Temë e diskutimit, sipas Lumezit duhet të jetë edhe një dukuri shqetësuese të një varg rastesh tashmë të gjata të qërim hesapeve mediatike kundër atyre që nuk mendojnë njësoj.
“E kjo tregon që disa media për ta mbrojtur veten, janë të gatshëm të rrënojnë edhe ato vlera të mira të segmenteve të caktuara brenda pushtetit të pavarur gjyqësor.”
Për më tepër, sipas tij, mediat dhe gjyqësori duhet të jenë partner kryesor në luftimin e korrupsionit dhe të keqpërdorimit të pushtetit.
“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i identifikuar, hetuar dhe sanksionuar të gjithë ata keqbërës që dëmtojnë gazetarët dhe dëshiroj t’iu siguroj se të gjitha rastet ku të dëmtuar janë gazetarë, ku cenohet integriteti i tyre, do t’i trajtojmë me prioritet të veçantë.”
/arbresh.info/
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri