Policia e Maqedonisë ka njoftuar se i ka arrestuar nëntë shtetase të Serbisë dhe një të Malit të Zi, gjatë kontrollit të objekteve hoteliere në Tetovë dhe Gostivar.
Ministria e brendshme e Maqedonisë tha dje se shtetaset e Serbisë dhe Malit të Zi janë arrestuar “për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe për shkak se nuk e kishin të rregulluar qëndrimin në Maqedoni”.
Gjatë kontrollit nëpër kafene, restorante dhe klube në Tetovë dhe Gostivar, natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, janë arrestuar edhe 16 banorë të Maqedonisë për shkak të posedimit të drogës dhe mungesës së dokumenteve personale, ka raportuar programi në gjuhën maqedone i Radios Evropa e Lirë.
Policia dhe inspeksioni së bashku i kanë kontrolluar 31 objekte në këto dy qytete të Maqedonisë.
Për shkak të mosrespektimit të ligjeve janë mbyllur 19 lokale, në kohëzgjatje prej 15 e deri në 30 ditë.
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’