Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka lansuar sot raportin vijues nga raporti i vitit të kaluar “Treguesit për nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”.
Petrit Çollaku nga AGK, në një intervistë për arbresh.info ka thënë se gazetarët e Kosovës përballen me probleme të mëdha e punojnë në kushtet të pavaforshme.
Ai ka thënë se gazetarët punojnë pa kontrata, me paga të ulëta e në ditë feste pa kurrfarë kompensimi.
“Pozita e gazetarëve nuk ka kumedit çfarë ndryshimi prej viteve të kaluara. Gazetarët vazhdojnë të punojnë në kushte te pafavorshme, punojnë pa kontrata, me paga të ulëta, disa punëdhënës i vonojnë ato paga. Gazetarët thonë se punojnë gjatë pushimeve, gjatë festave dhe ato ditë nuk u kompensohen. Ka arsye kur tregojnë se kanë mungesë të tavolinave, kompjuterëve”, ka thënë Çollaku.
Sipas tij, industria mediale në Kosovë është aspak stabile.
Çollaku ka folur edhe për akuzat ndaj gazetarëve për shpifje dhe fyerje.
“Besoj që 59 raste janë paditë për shpifje të cilat vetëm dy prej tyre janë konfirmuar që kanë filluar. 9 padi janë të ushtruara nga zyrtarë të lartë shtetëror ndaj mediave, pastaj avokatë, gjykatës, zyrtarë tjerë shtetëror pastaj kemi padi që kanë ushtruar mediat ndaj mediave”, ka deklaruar Çollaku.
/arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele