Vdes në moshën 49 vjeçare ish-kampionja e Tenisit, Jana Novotna

12:49 | 20 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ish-kampionja e Wimbledon, Jana Novotna ka vdekur në moshën 49 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin, ka bërë të ditur Asociacioni i Tenisit të Femrave.

Në nje deklaratë të ueb sajtit të këtij Asociacioni thuhet se ish-kampionja ka vdekur paqësisht e rrethuar nga familjarë në shtetin e saj të lindjes, Republika Çeke, transmeton arbresh.info.

Novotna kishte rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve kur kishte shpërthyer në lot pasi kishte humbur në finalen e Wimbledon në vitin 1993, nga kundërshtarja e saj Steffi Graf./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme