Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pas përmbylljes së suksesshme të procesit të votimit, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar puna sipas detyrimeve ligjore, raporton arbresh.info.
Përmes një njoftimi për media, KQZ tregon se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke u pranuar materiali i ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat, sipas procedurave të parapara.
Deri më tani, sipas KQZ materiali i ndjeshëm zgjedhor është pranuar nga pjesa më e madhe e këtyre komunave.
“Pas pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor, sipas procedurave, është duke u bërë edhe skanimi i Listës Përfundimtare të Votuesve e cila është përdorur në Vendvotime si dhe do të bëhet skanimi i Formularëve të Rezultateve të krijuara në Vendvotim. Pas kësaj, sikurse në në kaluarën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë në ëeb-faqe kopjet e skanuara të këtyre formularëve, me qëllim që kandidatët dhe qytetarët të mund të shohin rezultatin e secilit Vendvotim”, bën të ditur KQZ.
Sipas tyre, pas përfundimit të të gjitha procedurave, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të paraqesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një raport të detajuar lidhur me numrin e votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta; dhe votave përmes postës.
“Në QNR është duke u punuar me kapacitete të plota dhe KQZ-ja është e përkushtuar që brenda pak ditësh të fillojë me numërimin e këtyre votave për të proceduar më tej drejt shpalljes së Rezultateve Përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar Komune dhe nga rivotimi për Kryetar të Komunës së Parteshit”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëllim të transparencës do të njoftojë me kohë mediat dhe vëzhguesit për fillimin e numërimit të votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës – në mënyrë që të mund ta përcjellin nga afër këtë proces.
KQZ falënderon edhe një herë qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor si dhe subjektet politike e kandidatët e tyre për procesin e djeshëm zgjedhor. /Arbresh.info
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...