Në Luginë të Preshevës, konkretisht në Komunën e Preshevës është caktuar data 24 dhjetorë dita e mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, tani e kanë të qartë se garimi i partive politike në zgjedhjet lokale është thjeshtëzuar deri në banalitet duke mos ofruar asnjë program konkret madje edhe për zgjidhjen e problemeve të rëndomta.
Zgjedhjet e 24 dhjetorit janë duke e dëshmuar paaftësinë e partive politike si asnjëherë më parë, për të ofruar program të qartë, me ide për zgjidhjen e cështjeve ende të pazgjidhura të shqiptarëve në nivel të drejtave kombëtare sikur është: flamuri, përdorimi i gjuhës shqipe, punësimi i barabartë nëpër institucione shtetërore, marrja përsipër e realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve konform vullnetit politik të referendumit të marsit të vitit `92, luftës së UCPMB – së, apo edhe platformës politiketë hartuar nga këshilltarët shqiptarë të trekuvendeve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të vitit 2006, thuhe tne nje deklarat te z. Nazmi Hajredini ish-Kryetar i OVL-UÇPMBS-së dhe veprimtarë i shquar i çështje kombëtare derguar redaksise se agjencinse se lajmeve “Presheva Jonë”.
Résultat de recherche d’images pour “veteranert e ucpmb”Asnjëher skena politikenë Preshevë nuk ka qenë më e përcarë, më e ndarë në grupe e parti të vogla, të cilat botërisht janë duke e dëshmuar vetëm një gjë; këto grupime e rigrupime janë rrjedhë e njëra tjetrës si rezultat i pakënaqësive për ndarjën e kulacit të pushtetit që ia ofron Beogradi dhe vota e manipular në emër të popullit për realizimin e interesave të ngushta klanore, familjare e grupore.
Shqiptarët e këtyre trojeve qe 26 vite me rradhë po manipulohen, po poshtërohen pa fije turpi. Populli përmes kutive të votimit vitin e kaluar e ndëshkoi politikën e vjetër përbuzëse. Ai u përcaktua për politika të reja përparimtare duke votuar për ndryshime. Ndryshimet erdhën, por jo ndryshimet e duhura. Kafshimi i rradhës erdhi në emër të ndryshimit për të ngjallur një shpresë të re.
Ndryshimi jo që nuk erdhi, por në mungesë të një vizioni të shëndoshë politik në vijë me kërkesat për realizimin e të drejtve kombëtare dhe zhvillim të mirëfillt ekonomik, kriza politike u thellua edhe më shumë. Mjerimi politik, kulturorë e social nuk është i sodit.
Ai është vazhdimësi e amullisë dhe manipulimit me vullnetin politik të shqiptarit për më shumë se dy dekada politkëbërje shterpë, pa qëllime, pa objektiva, pa parime, politikë e patriotizmit të mahallave do ta quante Konica i madhë. Populli e ka të qartë.
Eshtë faktuar se në këto troje politikë bëhet në kurrizë të popullit e jo për popullin. Pushteti lokal i fituar nga populli i kthehet demagogëve politik që nuk lane send pa njollosur: patriotizmin, dinjitetin e pastër te popullit, flamurin, përdorimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, dëshmorët e kombit, vlerat e luftës, lapidarët dhe përkujtimet për dëshmorët, veteranët e UCPMB – së, fenë etj.
Jemi në prag të Festave të Nëntorit. Pse nuk po tregohet një zellë kaq i vrullshëm për përgditjen e programit manifestiv për festimin dinjitoz të Ditës së Flamurit, sikur po tregohet gadishmëria për të harxhuar energji për ta bindë qytetarin për të votuar për interesin e partisë?!
Liderët dhe poltika lokale në vend se të armiqësohet me poltikën e autoriteteve të Beogradit është duke u armiqësuar me popullin e vet. Ky armiqësim me popullin liridashës do të thellohet edhe më shumë nëse nuk provohet të ndryshohet ky diskurs i politikës nënçmuesë e përbuzësë që po i bëhet vullnetit politik të këtij populli.
Shembull tipik i armiqësimit të liderit politik me popullin është realizmi i Planit Aksional për vendosjen e të shpërngulërve me popullat serbe nga vatrat e luftës së ish – Jugosllavisë në Komunën e Preshevës. Ndryshimet demografike të popullatës kanë qenë qëllim i planeve qindravjecare të politikës hegjemoniste serbe në dëmë të popullatës autoktone shqiptare në këto troje.
Është e papranueshme qoftë në kohë lufte, e aq më tepër në kohë paqe të miratohen plane të ndihmuara nga pushteti lokal për vendosjen e kolonëve serb në trojet tona. Politika qyqare vendore mundë të jetë e shurdhër për këto shëbime antikombëtare, por historia jo. Historia i ka gjykuar tradhtitë kombëtare në mënyrën ma meritore. Nuk ka dyshim se njësoj do ta gjykoj edhe këtë tradhëti të radhës.
Situata është alarmante dhe mëriton trajtim urgjent. Ndryshimi i diksursit politik drejt realizimit të drejtave kombëtare të shqiptarëve në bashkëpunim me Prishtinën dhe Tiranën. Ky duhet të jet ALFABETI politik për të gjitha partitë politike shqiptare në trojet e Kosovës Lindore.
Nazmi Hajredini ish-Kryetar i OVL-UÇPMBS-së
dhe veprimtarë i shquar i çështje kombëtare
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...