Thaçi e informon sekretarin e NATO-s për FSK-në

10:23 | 20 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim në Kanada edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Presidenti Thaçi dhe sekretari Stoltenberg ka diskutuar për gjendjen e sigurisë në rajon.

Kreu i shtetit e ka njoftuar sekretarin Stoltenberg edhe për fushatën që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për përfshirjen e komunitetit jo shumicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai ka thënë se roli i NATO-s në garantimin e paqes në rajon është i pazëvendësueshëm.

Në Kanada, presidenti Thaçi ka qenë pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, derisa gjatë ditës së djeshme ai ka udhëtuar për në kryeqytetin kanadez, ku do të ketë një sërë takimesh me përfaqësues të jetës politike dhe shoqërisë civile atje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme