Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media me Kongresmenin Amerikan në Kosovë, Eliot Engel, ka thënë se bashkëpunimin me Amerikën po e forcojnë me thellimin e demokracisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet ku tha se Kosova është një demokraci premtuese.
“Dje u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve dhe Kosova me ndihmën e juaj tregoi një demokraci të lartë në zgjedhje. Kosova ka ende tema të hapura por e ka caktimin euroatlantik. Në temat e mbetura të hapura ne e kërkojmë ndihmën e Amerikës por iu premtojmë se do ta nderojmë këtë ndihmë me kujdesin më të madh për luftimin e krimit dhe korrupsionit, për thellimin e Demokracisë për të gjithë qytetarët e vendit”, ka thënë ai.
Ramushi ka falënderuar Engel që ka qenë pjesëmarrës në mbledhjen e Qeverisë, duke i dhuruar një pullë postare me emrin dhe fotografinë e tij.
“Posta e Kosovës e ka bërë një pullë postare për nderin e juaj me emrin tuaj, me fotografinë tuaj. Dhe iu falënderoj juve për gjithë përkrahjen që i keni dhënë Kosovës, jemi me fat që iu kemi mik”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...