Google ADS

Pacolli: Agimi fitoi se ishte njeri i popullit, se ka ditur të punojë

09:07 | 20 Nëntor 2017
Arbresh.info

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar fitoren e Agim Bahtirit në Mitrovicë.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se Agim Bahtiri kishte besim se do të fitonte edhe i vetëm.

Sipas Pacollit, Mitrovica shumë shpejt do të jetë zemra industriale e Kosovës,një zonë themelore për zhvillimin e vendit tonë.
Statusi i plotë:

Koha, dhe qytetarët e Mitrovicës i dhanë të drejtë Agimi Bahtirit.

Agimi kishte besim se do fitonte edhe i vetëm.

Agimi i zgjodhi vetë aleatët.

Agimi fitoi kundër të gjithëve, duke i tërhequr me zor pas vetes dhe skeptikët.

Agimi fitoi se ishte njeri i popullit, se dinte të thoshte fjalë që shkojnë në zemrën e popullit, se ka ditur të punojë.

Agim Bahtiri është shembulli më i mirë i njeriut të punës.

Në Mitrovicë, megjithëse mediat nuk duan ta shohin, janë bërë përparime të mëdha.

Edhe më shumë përparime do të ketë, nëse Qeveria do ta ndihmojë Mitrovicën.

Urime Agim, që e lartësove sërish AKR-në në bastionin e vet, Mitrovicë.

Mitrovica shumë shpejt do të jetë zemra industriale e Kosovës,një zonë themelore për zhvillimin e vendit tonë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme