Golden State Warriors ka vazhduar me fitore në NBA, ku kësaj radhe mposhti skuadrën Brooklyn Nets 118-111.
Që nga fillimi i ndeshjes Warriors ishin më të mirë në parket ndërsa epërsia më e madhe e tyre ishte 28 pikë në fillim të çerekut të tretë.
Në mungesë të Kevin Durantit, fundori Steph Curry shkëlqeu me 39 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime.
Curry u ndihmua nga Klay Thompson që shtoi 23 pikë e 10 kërcime si dhe nga dyshja Iguodala e Casspi që shënuan nga 12 pikë tjera.
Allen Crabbe me 25 pikë dhe Spencer Dinwiddie me 21 të tjera ishin më efikasit tek Brooklyn Nets.
Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Los Angeles Lakers përballë Denver Nuggets 127-109.
Shtatë lojtarë të skuadrës nga Kalifornia arritën pikë dyshifrore duke treguar se janë duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë.
Alo qendra Julius Randle ishte më efikasi në këtë takim me 24 pikë të shënuara, i ndjekur nga Brook Lopez që shtoi 21 të tjera.
Jordan Clarkson me 18 pikë, Kyle Kuzma me 17, Caldwell – Pope me 15 si dhe Brandon Ingram me 13 pikë shkëlqyen tek Lakers.
Por ylli i mbrëmjes padyshim që ishte fundori Lonzo Ball me ‘Triple Double’, duke shënuar 11 pikë, bëri 11 asistime dhe pati 16 kërcime.
Gary Harris me 20 pikë dhe Wilson Chandler me 17 të tjera ishin më efikasit tek Nuggets por të pamjaftueshme për fitore.
Në ndeshjet tjera vlen të ceket fitorja e Toronto Raptors 100-91 ndaj Washington Wizards si dhe ajo e Detroit Pistons 100-97 ndaj Minnesota Timberwolves.
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...