Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas të dhënave të postuara në faqen zyrtare, ka procesuara 100 për qind të vendvotimeve. Në këto rezultate nuk janë përfshirë votat me kusht, atyre më post dhe personave me nevoja të veçanta.
Në disa nga 19 komunat ku është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave në Kosovë, përfshirë këtu qendrat e mëdha si Prishtinën dhe Prizreni, përqindja e kandidatëve është e ngushtë.
Në Prishtinë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti ka fituar 50,19 ndërkaq, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka fituar 49,82. Ndërkaq, kandidati i Vetëvendosjes në Prizren Mytaher Haskuka ka fituar 50,32 për qind ndërkaq kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj ka fituar 49,68 të votave.
Vetëvendosje feston në Prishtinë
Numërimi i votave më kusht ende nuk është bërë e ditur se kur do të bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndërkohë, të drejtën për të votuar e shfrytëzuar 517,360 nga 1 milion e 353 mijë e 613 qytetarë me të drejtë vote.
Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga koalicioni i organizatave joqeveritare ‘Demokracia në Veprim’, është vlerësuar i qetë dhe pa ndonjë parregullsi, që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve.
Mbyllja e vendvotimeve
Prokurori i Shtetit përmes një komunikatë për media ka bërë të dituar se në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë raportuar 23 raste lidhur me procesin zgjedhor që është zhvilluar sot.
“Pas marrjes së informatave dhe pas verifikimit të tyre nga prokurorët në tërë territorin e Republikës së Kosovës, rezulton se nga 23 raste të raportuara, janë intervistuar 7 persona, 6 prej tyre janë liruar pasi që nuk ka pasur elemente të ndonjë vepre penale që lidhen me procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorit të Shtetit.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, e ka cilësuar raundin e dytë të zgjedhjeve lokale si demokratike.
“Zgjedhje të zakonshme me parregullsi të vogla janë shenjë e mirë për demokracinë në rritje të Kosovës. Mirëpresim bashkëpunimin me zyrtarët e zgjedhur, me qëllim që të bëjmë progres në Kosovë”, ka shkruar në Twitter ambasadori Delawie.
Po ashtu, krerët e institucioneve të Kosovës kanë përgëzuar qytetarët për një proces të qetë dhe demokratik.
Votimet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale
Zgjedhjet në Kosovë janë vëzhguar nga më shumë se 12 mijë vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, nga Bashkimi Evropian si dhe ambasadat e akredituara në Prishtinë.
Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (të cilat mund të ndryshojnë pas publikimit të rezultateve përfundimtare), partitë politike kanë fituar:
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në 8 komuna
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 7 komuna
Partia Demokratike e Kosovës në 5 komuna
Lëvizja Vetëvendosje në 3 komuna
Nisma për Kosovën në një 1 komunë
Aleanca Kosova e Re në një 1 komunë
Kandidatët e pavarur në 2 komuna
Nga komunitetet jo shumicë:
Lista Serbë në 10 komuna
Partia Demokratike Turke e Kosovës në 1 komunë
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë