Google ADS

Hemingway shkroi gjashtë fjalë që do t’ua thyejnë zemrën

01:17 | 20 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Shkrimtarëve të vërtetë u mjaftojnë vetëm disa fjalë për të krijuar vepra arti! Lexoni dramën dhe dhimbjen që i famshmi Ernest Hemingway mblodhi në vetëm gjashtë fjalë, duke krijuar kështu historinë më të shkurtër në botë.

Ernest Hemingway ishte një shkrimtar dhe gazetar amerikan. Ai fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1953 për romanin e tij “Plaku dhe Deti”, si dhe Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1954.

Me stilin e tij të veçantë të shkrimit, Hemingway ndikoi në zhvillimin e letërsisë së mirëfilltë të shekullit të 20-të, dhe shumë nga romanet e tij tani hyjnë në letërsinë klasike amerikane.

Madhështia e tij mund të dëshmohet më së miri me një ngjarje që ndodhi, ndërkohë që Ernest ishte ende një shkrimtar i ri dhe i papërvojë i cili vetëm sa ishte futur në botën e letërsisë.

Historia thotë se Hemingway dikur u gjend në shoqërinë e një numri të madh shkrimtarësh që diskutonin për “shtrirjen ideale” të tregimeve të mira dhe romaneve. Ernest i ri i habiti kolegët pasi pretendoi se një vepër e vlefshme mund të shkruhet në vetëm 6 fjalë!

Ndërsa shkrimtarët e tjerë nuk besonin se një histori e tillë mund të shkruhej dhe të ishte kuptimplotë dhe e denjë, ata vunë bast – nëse Hemingway do të arrinte këtë, secili prej tyre do ti jepte atij 10 dollarë.

Hemingway mori një salvetë të pastër nga tavolina, i shkroi të gjashtë fjalët në të dhe u tha kolegëve ta përcillnin njëri tek tjetri.

Shkrimtarët mbetën pa tekst me këtë histori dhe secili nxorri nga xhepi nga 10 dollarë dhe ia dorëzoi atij.

Kështu lindi historia më e shkurtër në botë është bërë … Në salvetë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme