Google ADS

Maestro Lalo e kishte parandjerë? Çfarë i tha Marinës në emision

01:01 | 20 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Marrëdhënia mes Marina Vjollcës, prezantueses së C’est La Vie dhe kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo i cili ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, ka qenë që në fillim një marrëdhënie që kishte shpeshherë shkëmbime humori.

Ai e ka ngacmuar atë që në natën e parë dhe dihej nga të gjithë se Lalo gëzonte një humor fin dhe ironik.

Mbrëmjen e sotme, cila është regjistuar gjatë javës në studiot e televizionit Klan, maestro Lalo i është drejtuar Marinës: më ka dhënë gruaja hudhër me vete se ti më duket më merr në sysh!

Ndërkohë Marina është shprehur shumë e prekur pas lajmit tragjik. /albeu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme