Haziri falënderon votuesit: Besimin do t’ua kthejë me punë

00:48 | 20 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Lutfi Haziri i cili e ka fituar edhe një mandat si kryetar i Komunës së Gjilanit ka falënderuar qytetarët.

Thotë se besimin e dhënë në këto zgjedhje do t’ua ktheje me mirëbesim dhe punë.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

Çfarë krenarie me festue fitoren historike në sheshin “Agim Ramadani” dhe në vitin e kolosit Idriz Seferi, në prag të vendosjes së shtatorjes së tij midis Gjilanit, 105 vite pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Faleminderit për përkrahjen e fuqishme familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të lutfës. Faleminderit bashkatdhetarëve tanë nga Europa, të cilët kanë ardhur enkas për të ma dhënë besimin. Faleminderit strukturave, veprimtarëve e aktivistëve të LDK’së për punën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme për këta dy muaj.

Në veçanti, më më bënë krenar fakti se kam marrë besimin përtej LDK’së.

Ju siguroj që këtë besim të madh e plebishitar do t’ua kthej me mirëbesim e me punë çdo ditë, për çdo familje e për çdo qytetar. Mbetem gjithmonë Luta i Juaj. Zoti ju ruajtë!

Haziri mundi në balotazh Sami Kurteshin e VV’së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme