Google ADS

Renditja e partive sipas numrit të komunave që fituan

23:47 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Sot përfundoi edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 19 komuna, ndërkaq pritet që KQZ shumë shpejt të bëjë edhe certifikimin e rezultateve pas numërimit edhe të votave me kusht dhe atyre me postë.

Ajo çfarë vlen të theksohet është se këto zgjedhje kanë sjellë befasi në shumë komuna.

Partia e cila ka më së shumti komuna është Lista Serbe me gjithsej nëntë sosh. Pas saj radhitet LDK-ja me tetë. AAK-ja e Ramush Haradinajt ka fituar shtatë komuna, ndërkaq PDK-ja është ajo e cila këto zgjedhje ka pësuar rënie duke marrë drejtimin e vetëm pesë komunave. Vetëvendosje do t’i ketë tri, ndërkaq Nisma e AKR nga një, transmeton Telegrafi.

Më poshtë ua sjellim komunat të cilat do të udhëhiqen nga Lista Serbe, LDK, AAK, PDK, VV, Nisma dhe AKR.

• Lista Serbe (LS): Kllokoti, Leposaviqi, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani, Graqanica, Ranillugu dhe Parteshi.

• Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Gjilani, Podujeva, Vushtrria, Istogu, Lipjani, Fushë Kosova, Viti dhe Peja.

• Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKR): Deçani, Juniku, Obiliqi, Suhareka, Klina, Gjakova dhe Rahoveci.

• Partia Demokratike e Kosovës (PDK): Drenasi, Dragashi, Ferizaj, Kaçaniku dhe Shtimja.

• Lëvizja Vetëvendosje (LVV): Prishtina, Prizreni dhe Kamenica.

• Nisma për Kosovën: Malisheva.

• Aleanca Kosova e Re (AKR): Mitrovica.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme