Google ADS

Lajmërohet Abrashi: Jemi në garë dhe do të fitojmë

23:43 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Shpend Ahmeti i vetëvendosjes sipas rezultateve të deritanishme është rizgjedhur për një mandat të dytë si kryetar i Komunës së Prishtinës më 50.15%.

Ndërsa, i dyti doli Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës më 49.85% të votave.

Pas këtij rezultati ky i fundit përmes një postimi në llogarinë e ti në facebok ka shkruar se janë në garë ende dhe se do të fitojnë.

“Do t’i numërojmë të gjitha votat. Jam besimplotë se brenda atyre fletëvotimeve që kanë mbetur pa u numëruar, është fitorja jonë, fitorja e Prishtinës evropiane”, ka shkruar Abrashi.

Ai tutje tha se koalicioni tij me qytetarët dhe partnerin e koalicionit tij do të ngadhnjejë.

Ky është postimi i plotë:

“Jemi në garë. Dhe do të fitojmë.

Do t’i numërojmë të gjitha votat. Jam besimplotë se brenda atyre fletëvotimeve që kanë mbetur pa u numëruar, është fitorja jonë, fitorja e Prishtinës evropiane.

Me qetësi, me durim, me mençuri e me vendosmëri, do ta administrojmë procesin në vazhdim. Për ta çuar në vend vullnetin e qytetarëve të Prishtinës.

Unë besoj në fitore. Ashtu sikurse Ju besoj.

E kam filluar garën kur zgjedhjet ishin caktuar. Deri atëherë, as nuk më shkonte ndërmend se do të isha kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, forcës kryesore politike në Kosovë, për kryetar të Prishtinës.

Brenda pak javësh, me mobilizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të ekipit tim, arritëm të përmbysnim epërsinë e rivalëve.

Dëshmuam se jemi konkurentë të fortë dhe besoj të pathyeshëm.

Koalicioni ynë me qytetarët e Prishtinës dhe me partnerin e koalicionit tonë, do të ngadhnjejë.

Secila votë do të numërohet. Dhe ne do të këmbëngulim të mos lejojmë asnjë devijim të vullnetit të qytetarëve të Prishtinës.

Në fund, do të fitojmë.

Urime Prishtinë.”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme