Google ADS

Delawie i cilëson zgjedhjet e sotme pjekuri demokratike

22:42 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, përshëndeti ecurinë e zgjedhjeve të sotme në Kosovë, duke e vlerësuar atë si shenjë të pjekurisë demokratike të vendit.

“Zgjedhje rutinë me parregullsi të vogla janë një shenjë e madhe e zhvillimit demokratik të Kosovës”, ka shkruar Delawie në Twitter.

“Mezi presim të punojmë me zyrtarët e zgjedhur për të bërë progres në Kosovë”, ka shtuar ambasadori amerikan.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme