Skuadra kosovar turpërohet në garat evropiane

22:33 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Skuadra e Istogut është eliminuar nga Challenge Cup në mënyrë të turpshme.

Skuadra kosovare e hendbollit është mposhtur nga ekipi holandez, Virto/Quintus në dy ndeshje, të zhvilluara të shtunën dhe të dielën.

Ndeshjen e parë holandezet e fituan me rezultat 36:13, ndërsa atë të dytë fituan me rezultat po ashtu të thellë, 40:21.

11 golat e Elma Kamerit ishin të pamjaftueshme dje për istogaset, derisa te vendëset u shqua Lisanne Zwinkels me 9 gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme