Rrahim Pacolli i uron fitoren Agim Bahtirit e Shpend Ahmetit

21:04 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli i ka uruar fitoren Agim Bahtirit e Shpend Ahmetit në sigurimin e një mandati të dytë, shkruan arbresh.info

Ai ka uruar edhe Nasuf Aliun i cili në balotazh ishte në koalicion me Xhafer Tahirin e LDK-së e që ka siguruar fitoren.

Sipas rezultateve preliminare Agim Bahtiri ka marrë 52.1 për qind, ndërsa Valdete Idrizi e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 47.9 për qind.

Ndërsa këto të dhëna tregojnë që Shpend Ahmeti ia ka dalë të marrë 52.2% të votave kështu duke lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK-ja, Arban Abrashi,  i cili ka mbledhur 47.8% të votave.

Për më shumë lexoni shkrimin e tij:

Urime Agim Bahtiri, Nasuf Aliu  e Shpend Ahmeti

Fitorja e tyre do të thotë që do të vazhdojmë për katër vite të tjera së bashku me projekte të mira. Besimi i qytetarëve do të shpërblehet me punë të palodhshme e transparencë të plotë. Vota e dhënë do të thotë përgjegjësi. Rr.P

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme