Google ADS

Mugabe nuk pranon të jap dorëheqje

20:39 | 19 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Udhëheqësi i Zimbabvesë, Robert Mugabe, është zotuar se do të qëndrojë në pushtet edhe për disa javë, pavarësisht nga presioni për të dhënë dorëheqje.

Në një fjalim të drejtpërdrejtë në televizion, Mugabe tha se do të kryesonte kongresin e partisë në pushtet gjatë muajit dhjetor, transmeton portali arbesh.info

Partia Zanu-PF e shkarkoi atë si lider të partisë dhe atij iu dhanë më pak se 24 orë për të dhënë dorëheqje.

Pushteti i tij është dobësuar që kur ushtria ndërhyri javën e kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme