Haziri: Nga sot katër vite të bardha për Gjilanin

19:28 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Pas publikimit të EXIT Poll-it, i cili në Gjilan ka nxjerr fitues kandidatin e LDK-së, Lutfi Hazirin ky i fundit në një intervistë ka thënë se beson se rezultati do të jetë edhe më i thelle se sa ajo përqindje që është publikuar.

Ai ka thënë se ka fituar pasi që e ka dëshmuar me punën e qeverisjes së kaluar.

“Besoj se do të jetë edhe më i thellë. Qytetarët dhe programi që e kam ofruar, takimet intensive, u dëshmu puna katër vjeçare dhe qytetarët i kanë besuar kësaj pune”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se që nga dita e sotme qytetarët e kësaj komune po i presin katër vite të bardha.

“Prej sodit janë katër vite të bardha në Gjilan. Kjo ditë e ka sjellë një fitore historike, një mbështetje masovike e qytetarëve më bënë më të përgjegjshëm karshi tyre. LDK është parti e para, është parti në rritje.”Nga sot e tutje në Gjilan nuk ka humbës , sot kanë fitu të gjithë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për koalicionet duke thënë se vlerësimet e tij kanë qenë se sikur të kishin realizuar koalicion rezultatet kishin qenë 95 me 5.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme