Një vajzë 17 vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti komunikacioni në lagjen Shkugëz të Gjakovës, raporton arbresh.info.
Polica e Kosovës, konkretisht ajo e rajonit të Gjakovës ka bërë të ditur se sot në ora 16:35 Policia në Gjakovë ka marr informatë se në lagjen Shkugëz në afërsi të restorantit ,,La Villa” ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime të rënda.
Policia bën të ditur se patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se ka të bëjë me një aksident komunikacioni ku lëndime të rënda kishte pësuar një këmbësor, i cili menjëherë është dërguar në qendrën Emergjente në Gjakovë.
“Deri te aksidenti ka ardhur derisa dy vajza-këmbësore ishin duke lëvizur në krahun e djathtë të rrugës kur në të njëjtin drejtim ka kaluar një traktor dhe në mungesë dritave duke mos vërejtur këmbësorët ka goditur njërën prej tyre me ç ‘ rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e rënda E. B ,femër/ kosovare/ shqiptare e moshës 17 vjeçare vdes në spitalin rajonal ,,Isa Grezda” në Gjakovë”, bën të ditur policia.
Sipas tyre, personi i dyshuar I. H , kosovar i moshës 23 vjeçar është arrestuar nga policia dhe me vendim të Prokurorit të shtetit po mbahet në ndalim policor ndërsa me hetimin e rastit po merren njësiti i hetimeve të aksidenteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë./ Arbresh.info
.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën