Shkodran Mustafi ka zbuluar rolin tjetër që luajti në golin e epërsisë së Arsenalit ndaj Tottenhamit të shtunën ku skuadra e trajnerit Arsene Wenger siguroi fitore impresive me rezultat 2 me 0 ndaj rivalit londinez.
Reprezentuesi shqiptar i Gjermanisë realizoi me kokë në minutën e 36′ të ndeshjes por kishte ndikim gjithashtu edhe në krijimin e këtij aksioni pasi i tha Mesut Ozilit të gjuaj topin në krahun e majtë, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/MustafiOfficial/status/932187352847540224
Goli i epërsisë ishte mjaftë i diskutueshëm pasi Mike Dean penalizoi Davinson Sanchezin për ndërprerjen e sulmuesit Alexis Sanchez. Mustafi gjithashtu dukej se ishte në pozitë jashtë loje kur Ozil ekzekutoi goditjen.
“Çështja është se derisa unë po shkoja te porta, Mesut Ozil ishte në anën tjetër të fushës dhe unë i thash: ‘Mesut, të lutem, shko te topi dhe gjuaje këtu'”, ka thënë Mustafi për faqen zyrtare të klubit.
“E njoh mirë këmbën e tij të majtë dhe i njoh goditjet e tij dhe nëse ju keni lojtarë që mund të gjuajnë topin ashtu, ju i afroheni portës me besim”
“Kjo është gjëja më e rëndësishme kur ju shkoni për goditjet nga këndi apo gjuajtjet e lira me besimin që mund të shënoni dhe skuadrën që ne kemi dhe kualitetin, ju shkoni në atë zonë dhe përpiqeni për të goditur topin me kokë”
Mustafi, i cili iu bashkua “Topçinjve” në verën e vitit 2016 nga skuadra në La Liga – Valencia, ka lavdëruar gjithashtu skuadrën për karakterin e shfaqur ndaj “Spursve”./arbresh.info/
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...