Benevento, ‘tmerr’ i vërtet

17:34 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Benevento ka zhgënjyer sërish, duke u mposhtur 1:2 në shtëpi nga Sassuolo.

Benevento, edhe pas xhiros së 13-të, nuk ka arritur të marrë asnjë pikë, duke u renditur në vendin e fundit në Serie A.

Ky është starti më i dobët në histori të pesë ligave më të forta të Evropës që është regjistruar ndonjëherë.

Deri më tani këtë rekord të padëshiruar e ka mbajtur Manchester United, që në sezonin 1930/1931, në 12 ndeshjet e para nuk kishte arritur asnjë pikë.

Kjo seri e Beneventos mund të zgjatet, pasi në xhiron e ardhshme kjo skuadër luan në udhëtim te Atalanta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme