Kusari-Lila: 30% nuk është përqindje e kënaqshme e daljes në votime

17:21 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kandidatja e Alternativës për komunën e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila nuk është shfaqur e kënaqur me daljen në votime deri tani, njofton Klan Kosova.

Kusari-Lila ka thënë se deri tani qytetarët në votim të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar deri në 30 për qind votues.

Ky numër sipas saj duhet të rritet dhe të jetë afër si në zgjedhjet e kaluara apo më shumë se to.

“Në komunën e Gjakovës deri tani e kanë shfrytëzuar daljen në votime deri në 30%, ky numër nuk është i kënaqshëm, andaj presim që ky numër të ketë rritje, si në zgjedhjet e kaluara por edhe më shumë”, ka thënë Kusari- Lila.

Të ngjashme