Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencën e radhës për zgjedhjet e balotazhit.
Meliza Haradinaj- Stublla nga AAK ka thënë se është një lajm i mirë për Kosovën se zgjedhjet kanë shënuar progres.
Sipas saj, janë shënuar disa parregullsi gjatë ditës së sotme, duke shtuar se ato pas raportimit, janë evituar.
“Disa parregullsi janë raportuar me kohë dhe janë evituar nga institucionet përgjegjëse. Qytetarët e vendit i përgëzojmë për një proces të qetë, demokratike dhe mbi të gjitha të civilizuar dhe vlerësojmë lartë mbarëvajtjen e institucioneve. Secila votë e ka vlerën e vet dhe peshën e saj katër vjeçare dhe secili duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi. Ftojmë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë për të votuar”, ka thënë Haradinaj-Stublla.
Nju Jork, vritet shefi ekzekutiv i kompanisë “UnitedHealthca...
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes, mbi 10 milionë banorë mbeten...
Rrëzohet Qeveria franceze
Kurti në takim me Marta Kos, kërkon largimin e masave ndaj K...
Rrëzohet qeveria franceze, deputetët votojnë mocionin e mosb...
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...