Google ADS

Begaj: Zgjedhje pa asnjë incident në Malishevë

15:59 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Procesi i votimit në Komunën e Malishevës është duke rrjedhur pa incidente dhe parregullsi në votime.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka thënë për Indeksonline se i gjithë procesi deri në orën 15:00 është i rregullt dhe nuk është regjistruar asnjë incident i vetëm.

Ai ka thënë se deri në orën 15:00 në votime kanë dalë 24% e qytetarëve me të drejtë vote.

Dalja është më e ulët në krahasim me zgjedhjet e 22 tetorit por një gjë e tillë është e pritshme në balotazhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme