Një polic francez ka qëlluar për vdekje tre persona në rrugë në Paris, më pas edhe veten.
E dashura e tij, si dhe nëna e motra e saj janë plagosur në këtë incident që ndodhi në qytetin e Sarcelles, transmeton portali arbresh.info
Të vrarit thuhet të jenë babai i të dashurës dhe dy kalimtarë të rastit.
Kryetari i Sarcelles, në veri të Parisit, ka thënë që gruaja i ishte thënë policit që po ndahej me të.
Oficeri së pari vrau dy persona me armën e shërbimit në rrugë, raporton gazeta Le Monde.
“Ishin banorë lokalë – i njihja mirë, sepse kam jetuar në këtë rrugë për 10 vjet,” tha kryetari i bashkisë Sarcelles François Pupponi për agjencinë AFP, duke shtuar se ata nuk kishin lidhje me policin.
31-vjeçari pastaj qëlloi të dashurën e tij në fytyrë, ndërsa ajo ishte ulur në një makinë, thonë raportet. Ai gjithashtu gjuajti mbi nënën, babanë dhe motrën e saj, përpara se ta kthente armën nga vetvetja.
Trupi i tij u gjet në kopshtin e një shtëpie aty pranë./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...