Në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, aktorja e njohur Meryl Streep, ka treguar për përvojat e saj të “dhunshme”.
“Unë di diçka për tmerrin”, tha ajo. “Dy herë në jetën time jam kërcënuar dhe u trajtova keq. Por jo e tëra përfundoi sikurse deshi sulmuesi, sepse për shkak të instikteve të mia, reagova shpejt dhe mësova diçka për jetën që nuk do ta kisha njohur ndryshe”, transmeton portali arbresh.info
Streep tha se gjatë përvojës së parë, ajo “luajti e vdekur dhe priti derisa goditjet u ndalën”.
“Herën e dytë ishte ndryshe”, shtoi ajo. “Dikush tjetër po keqtratohej dhe unë vrapova si e çmendur që të shpëtoja viktimën. Pyetni Cher, edhe ajo ishte aty. Edhe ajo vrapoi dhe ndihmuam viktimën. Ishte gjë e mrekullueshme ndihma që ofruam”.
Të dy aktoret e njohura punuan së bashku në vitin 1983. Në një intervistë për Us Weekly, Cher kishte folur për kohën kur ajo dhe Streep shpëtuan një vajzë nga një sulmues në Nju Jork./arbresh.info/
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...