Komunat me shumicë serbe prijnë në daljen në zgjedhje

15:54 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat për pjesëmarrjen e votueseve në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në Kosovë, raporton arbresh.info

Nga këto të dhëna shihet se komunat me shumicë serbe prijnë për nga dalja e votueseve.

Komuna e cila është dërguar në rivotim Parteshi deri në orën 15:00 ka pjesëmarrjen më të madhe të votuesve nga 4.964 persona që kanë të drejtë vote kanë votuar 1.787 persona apo në përqindje 38.07%.

Nga ana tjetër komuna e cila është duke prirë me përqindje të votuesve është Kllokoti, ku 3.742 që kanë të drejtë vote kanë votuar 1.569 persona apo në përqindje 41.93% persona.

Të kujtojmë që të drejtë vote kanë të gjithë qytetarët deri në ora 19:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme