Në Gjykatën Penale të Shkupit nesër përsëri do të ketë përpjekje që të fillojë gjykimi për “Shuplakat në Komunën Qendër”.
Epilogu do të varet nga prezenca e gjithsej 14 të akuzuarve në këtë lëndë. I akuzuari i parë është kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski për veprën penale “dhunë”, për të cilën në Kodin Penal parashihet dënim me burg prej 6 muaj deri 5 vite.
Por për Gruevskin ky nuk është rasti i parë gjyqësor ku ai do ta dëshmojë pafajësinë. Me vendimet e gjykatave javët e kaluara, numri një i opozitës në një të ardhme të afërt sipas të gjitha gjasave do të ballafaqohet edhe me tre lëndë tjera, ku akuzohet për gjithsej 3 vepra penale.
Në rastin TNT për rrëzimin e objektit Kosmos të Fiat Canovskit, tashmë është pranuar aktakuza dhe bombat si dëshmi. Gruevski akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, sipas Nenit të Ligjit që parasheh të paktën 3 vite dënim me burg, nëse dënohet.
Në rastin “Tanku” për blerjen e Mercedesit prej 600 mijë euro, Apeli i pranoi bombat si dëshmi. Nikola Gruevski në këtë rast akuzohet për marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor, ku parashihet dënim prej 6 muaj deri në 5 vite.
Dënim i njëjtë i kërcënohet Gruevskit nëse dëshmohet se është fajtor në lëndën “Trajektorja”, që ka të bëjë me procedurën për autostradat. Aktakuza për këtë rast u pranua javën e kaluar dhe pritet data për fillimin e gjykimit.
Gjithsejtë, për lëndët që kanë filluar ose lëndë që së shpejti do të hyjnë në fazën e gjykimit, Gruevski akuzohet për 4 vepra penale. Sipas dispozitave të Kodit Penal, dënimi i përgjithshëm për këto vepra sillet prej 4 vite e gjysmë deri 18 apo më shumë vite burg.
Por, këto nuk janë aktakuzat e vetme me të cilat mund të ballafaqohet Nikola Gruevski. Nga vendimet e gjykatave në javët e ardhshme do të varet nëse do të pranohet aktakuza për lëndën “Titanik”, në këtë lëndë Gruevski akuzohet për 3 vepra penale ku dënimi i përgjithshëm më i ulët është 9 vite.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...