Vendimi për Ratko Mlladiqin shpallet më 22 nëntor

13:38 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Gjykata ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për krime të luftës, më 22 nëntor,do ta shpallë vendimin kundër ish-komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Mlladiq është i akuzuar për 11 raste të gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës.

Mlladiq, 75 vjeçar, është i akuzuar se ka urdhëruar ushtrinë për të sulmuar civilët në kryeqytetin e Bosnjës, në Sarajevë, dhe për ekzekutimin e 8000 myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, kishte vendosur se forcat serbe kishin kryer gjenocid në Bosnje.

Mlladiq i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Gjykimi i Mlladiqit është i fundit në Gjykatën ndërkombëtare për krime të luftës, që ishte themeluar nga Haga në vitin 1993, për të denuar krimet e kryera gjatë luftërave në Ballkan, në fillim të viteve të 90-ta.

Në vitin 2016-të, kjo gjykatë shpalli fajtor shefin politik të Mlladiqit, Radovan Karaxhiq, i cili po ashtu kishte akuza të ngjashme, përfshirë gjenocid.

Karaxhiq u dënua me 40 vjet burgim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme