Google ADS

Policia: Mitrovica dhe Vushtrria pa asnjë incident deri më tani

13:04 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për arbresh.info se deri më tani nuk ka pasur asnjë incident.

“Policia e Kosovës në balotazh është duke vëzhguar rajonin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë. Deri më tani nuk kemi të raportuar asnjë incident as më të voglin. Policët janë të shpërndarë nëpër qendra votimi dikund nga tre e dikund nga pesë varet nga qendra e votimit sa vendvotime ka. Nuk mund të them saktë për numër të policëve por ata janë duke monitoruar”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme