Të drejtën e tij për të votuar tashmë e ka ushtruar edhe Agim Veliu, kandidati për kryetar të Podujevës.
Veliu i ka bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Podujevës që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit.
“Unë dhe familja ime, sapo kryem obligimin qytetar, duke shfrytëzuar të drejtën për të votuar.
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Podujevës, të dalin dhe të votojnë. Gjithashtu, i ftoj për një proces të rregullt dhe demokratik zgjedhor të gjitha palët e përfshira në këtë proces të rëndësishëm për Podujevën”, tha Veliu.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...