Sejdiu: Deri në ora 11:00 nuk ka pasur ndonjë parregullësi që vlen të theksohet

12:18 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu ka ftuar qytetarët e vendit që të dalin në zgjedhje dhe të vendosin për katër vitet e ardhshme.

Sejdiu, në një konferencë për media ka thënë se deri në ora 11:00 nuk është raportuar për ndonjë parregullsi, shkruan arbresh.info.

“Ftojmë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë që me votë të ecim përpara, me votë të kemi progres dhe me votë të tregojmë se cili është numri i qeverisjes me të cilin duam të vazhdojmë. Deri në ora 11 nuk ka pasur ndonjë parregullsi që vlen të theksohet. Prej vendeve ku po garojmë deri më tani nuk kem i ndonjë parregullsi apo incident që vlen të theksohet”, ka thënë Sejdiu.

/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme