Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 11:00, dalja në votime në 19 komuna ku po zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve është 6,90 për qind.
Valmir Elezi ka thënë se në krahasim me rrethin e parë, dalja në rrethin e dytë në të njëjtat komuna është më e vogël, shkruan arbresh.info.
“Në bazë të të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike, deri në ora 11 kanë votuar 89 mijë e 472 votues, apo 6,90 për qind e votuesve. Në raundin e parë, në këto 19 komuna deri në të njëjtën kohë, patën votuar 8,78 për qind. Duke u mbështetur në informacionet e deri tashme, procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht”, ka thënë Elezi.
/arbresh.info/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...