Google ADS

“Nuk e di nëse Ronaldo dhe Ramos janë përleshur”

11:39 | 19 Nëntor 2017
Arbresh Info

Mbrojtësi qendror i Real Madridit, Marcelo ka thënë se nuk është në dijeni që janë prishur raportet ndërmjet kapitenit Sergio Ramos dhe sulmuesit Cristiano Ronaldo.

“Nuk di asgjë nëse Cristiano është apo jo i pakënaqur”, u ka thënë fillimisht braziliani gazetarëve, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk e di gjithashtu nëse ka ndodhur diçka me Ramosin. Unë dua të luaj futboll, nuk e di nëse ata janë përleshur”

Kjo deklaratë nga Marcelo erdhi pas paraqitjes pa gola ndaj Atletico Madridit mbrëmjen e së shtunës.

Dy gjigantët tani janë 10 pikë prapa liderit në La Liga, Barcelonës, pas 12-të xhirove./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme