Mytaher Haskuka: Shpresoj që qytetarët jenë të interesuar të dalin në zgjedhje

11:30 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka hedhur votën e tij në balotazhin e 19 nëntorit.

Haskuka shpreson që çdo gjë do të jetë në rregull në këtë proces zgjedhor.

“Çdo gjë është në rregull, por ka shumë njerëz në korridore, por shpresoj që kjo tregon që njerëzit janë të interesuar të dalin të votojnë”, tha Haskuka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme