Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj ka hedhur votën e tij para pak çastesh.
Sefaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se dalja në zgjedhjet për balotazh janë të rëndësishme duke i ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Në zgjedhjet e 22 tetorit qytetarët e Kosovës dëshmuan se zgjedhjet e lira e demokratike ndihmojnë në rrugëtimin tonë për një shtet që aspiron demokracinë perëndimore.
Dalja në zgjedhjet për balotazh është rëndësishme, ngase qytetarët do ta zgjedhin menaxherin e preferuar të tyre, për të cilin besojnë se do të kontribuojë drejtpërdrejt për lehtësimin e jetës së tyre.
Unë votova për një Prishtinë metropolitane./arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...