Google ADS

Voton Isa Mustafa, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

11:06 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka votuar para pak çastesh në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Mustafa ka thënë pas votimit se sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjitha komunat ku po zhvillohet balotazhi, shkruan arbresh.info.

“Vlerësoj se është një ditë e rëndësishme sot për të gjitha komunat në të ciklat kemi hyrë në rundin e dytë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe të vendosin për kandidatin më të mirë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme