Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka bërë të ditur se në 19 qendra të votimit në komunat ku po votohet sot për herë të dytë, vëzhguesit e DnV-së kanë vërejtur materiale zgjedhore të partive politike.
Albert Krasniqi, në konferencën e parë për media të DnV-së tha se në këtë drejtim prijë komunat: Gjilani, Podujeva, Prizreni, Suhareka dhe Malisheva, shkruan arbresh.info.
“Sa i përket propagandës, pranisë së materialeve të fushatës zgjedhore në afërsi të perimetrit prej 100 metra prej qendrës së votimit, ne kemi evidentuar që në 19 qendra të vendvotimit ka materiale të subjekteve politike. Prijnë Gjilani, Podujeva, Prizreni dhe Suharekë me 3 qendra të votimit dhe në Malishevë me 2 qendra të votimit”, ka thënë Krasniqi.
/arbresh.info/
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...