Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka vizituar sot zyrat ku po bëhen monitorimet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale nga Demokracia në Veprim, shkruan arbresh.info.
Ai është shprehur i emocionuar duke thënë se është kënaqësi e veçantë që në Kosovë po mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Është kënaqësi e vërtetët të jem këtu në një Kosovë të lirë të pavarura. E kam thënë për shumë dekada se Kosova do të jetë një vend i lirë dhe demokratik. Është shumë emocionuese të vij këtu dhe ti shoh duke u realizuar zgjedhjet në mënyrë demokratike”, tha ai.
Ai ka kujtuar kohën kur në Kosovë nuk është lejuar të mbahen zgjedhje.
“Jemi përpjekur ti organizojmë zgjedhjet në vitin 1996 por autoritete serbe nuk me kanë lënë të hynë Kosovë por sot jemi në një Kosovë të pavarur. Jam i lumtur për partneritetin që Kosova ka me Amerikën. Ta dini që SHBA do të jenë këtu gjithmonë të ju mbështetim”, tha ai.
Në fund Engel tha se Kosova është shtëpia e dytë./arbresh.info/
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...