Google ADS

Si të përgatisni Nutella në kushte shtëpie

09:17 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Përbërësit:
250gr ricotta ose gjizë e freskët pa kripë
3 lugë gjelle mjaltë
70gr lajthi të pjekura, të grira pluhur
2 lugë gjelle kakao e zezë

Përgatitja:
Fillimisht ricotta ose gjiza pa kripë kalohet në një sitë, për të përftuar kremozitet maksimal, pastaj hidhet në një tas, ku sipas radhës shtohen, mjalti, kakaoja dhe lajthitë e pjekura, të grira imët. Të gjitha rrihen me pajisjen përkatëse të kuzhinës, derisa të shkrihen tërësisht me njëra-tjetrën. Masa e përftuar është një krem i mrekullueshëm për të lyer bukën, ideale për mëngjesin e fëmijëve tuaj. Kremi i kakaos mund të përdoret gjithashtu për mbushje tortash apo “cheesecake”-ësh. Ai mund të ruhet deri në katër ditë në frigorifer.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme